Pas përfundimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, misioni i OSBE/ODHIR i është drejtuar Ministrisë së Brendshme me një letër.
Në letër, shefja e misionit Audrey Glover ka vlerësuar bashkëpunimin dhe i ka shprehur mirënjohjen ministrisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko në një postim në Twitter.
‘Së bashku me ekipin,e vlerësuar që në rolin e Drejtueses së Task Forcës së Ministrisë së Brendshme për Zgjedhjet, morëm nga Shefja e Misionit të ODHIR, Ambasadorja Glover, letrën ku shprehet mirënjohje e sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Ministrisë së Brendshme dhe ODIHR.
Falenderime ekipit në MB dhe Polici të Shtetit për përkushtimin pa orar dhe menaxhimin profesional të gjithë procesit në gjithë kompleksitetin e tij.
Falenderime ODIHR për bashkëpunimin e shkëlqyer, korrektesës dhe paanësisë në kryerjen e misionit’, shkruan Kuko.