Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari, poeti dhe gazetari Maku Pone, i cili ka humbur betejën me sëmundjen. Pone ishte një emër shumë i njohur për qytetin e Fierit e më gjerë, pasi ka një kontribut jo vetëm në jetën kulturore të qytetit, por dhe në historinë tonë letrare. I lindur në Fier, më 1 mars 1939, ai kreu studimet e mesme në Shkodër, ndërsa studimet e larta ne Moskë, për inxhinieri nafte.
Ka studiuar gjithashtu, për filozofi. Pasi u diplomua, punoi si inxhinier për një periudhë relativisht të shkurtër në industrinë e naftës. Në vitin 1974, filloi punë si kryeredaktor në gazetën e qytetit të Fierit. Pas debutimit me disa drama që u vunë në skenat profesioniste, ne vitin 1983 filloi punë si libretist (dramaturg) pranë teatrit “Bylis”. Më pas, punoi ne televizionin rajonal TV Apolon.
Pavarësisht nga punët që ka kryer ne vite, krijimtaria letrare ka qenë drejtimi kryesor i jetës së tij. Në letërsi ka botuar qysh ne vitet pesëdhjetë. Ne vitin 1969, Pone ka dalë me librin e tij të parë poetik “Kur buzëqeshin shokët”.
Përveç poezive ka shkruar mjaft për teatrin dhe një kohë i është kushtuar edhe letërsisë për fëmijë. Ka fituar pesë çmime në konkurset kombëtare: dy për poezinë, dy për prozën, ndërsa një në dramaturgji.
“Kur buzëqeshin shokët” (1969), • “Yje mbi bar” (1973), • “Në brazdat e kësaj toke” (1975), • “Lulëzim” (1982), • “Gjaku i verdhë i lulediellit” (1998), • “Në portat e erërave” (1999), • “Çeku i reve” (2001), • “Dëbora e Orientit” (2005), • “Trilogjinë poetike” (2009), • “Qiparisat e muzgut”, • “Muzikë dimri”, • “Një kafe me gurin”.
Dramaturgji: • “Shpërthimi” (1976), • “Fundi i sinorëve” (1977), • “Asgjë nuk është harruar” (1979), • “Atje ne Ebro” (1979), • “Natë e pagjumë” (1980), • “Udhë të mbarë” (1982), • “Shokë dhe vite” (1984), • “Dosja 63” (1985), • “Shqetësimet e një mjeku” (1988), • “Një vajzë e fyer” (1990). “Prozë” • “Shtëpia midis mollëve” (1984) (novelë), • “Trëndafilat e mesnatës” (1987) (roman), • “Motër e vëlla” (2003) (roman), • “Balona me bedena” (2004) (tregime). “Letërsi për fëmijë” • “Naftëtarët e vegjël” (1969), • “Ne jemi gjeologë” (1969), • “Postieri ynë” (1970), • “Na thërret trumbeta” (1971), • “Pushimet dimërore” (1971), • “Motër e vëlla” (2003).