Deklaratave të sotme të presidentit Meta i është përgjigjur socialistja Elisa Spiropali.
Përmes një postimi në Twitter, Spiropali shkruan se Meta nuk ikën pa vrarë Reformën në Drejtësi.
“Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë.
Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!”, shkruan Spiropali.
Ndërkohë pas reagimit të Spiropalit ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes Kejdi Mehemetaj.
Mehmetaj e quan ministren e Shtetit një “rrobë të përdorur” që sipas saj do ketë fundin e të gjitha rrobave të përdorura që hidhen në kazanin e plehrave.
‘Zukatja e Elisës është bërë si ajo e mizës së kalit. Pasi del nga poshtë bishtit të kalit i duket vetja se eshte e mençur dhe triumfatore. Nga “Ramaforma” në drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Croën Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit. Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur!
Miza e kalit vazhdon zukatjen. Sa të ketë PPP-në e zgjedhur me 69 vota ajo do “bëz bëz” e qetë.
Por fundin do e ketë si një rrobë shumë e përdorur e hedhur pa asnjë dhimbshuri në kazanet e plehrave, nga ku sot merr vëmendje zukatja e saj’, shkruan Mehmetaj.