MENU
klinika

Detaje

Stuhi e frikshme në Kosovë, 90 aksidente dhe 35 të plagosur

11.07.2019 - 09:12

Moti i keq me rrëbeshe shiu dhe stuhi të forta kanë paralizuar edhe Kosovën.

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Policia e Kosovës ka bërë me dije për mediat vendase se dy ditët e fundit ka pasur shumë aksidente.

Bazuar në mesataren e numrit të aksidenteve të ditëve të kaluara dy ditët e fundit vërehet një rritje e tyre.

perkeqesimi i motit ne bote-konica.al

Bazuar në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, dje numri i aksidenteve ka qenë 42 ku të lënduar kanë mbetur 14 persona.

Kurse, pardje, numri total i aksidenteve ka qenë 45 prej të cilave aksidente 20 kanë qenë me lëndime trupore.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë me dije për mediat në Kosovë se gjendja e rrugëve është e mirë.

Sipas informacioneve tona nga terreni dhe sipas raportimeve të drejtorisë së rrugëve dhe menaxherëve regjionalë, gjendja e rrugëve është e mirë dhe e kalueshme”, tha Kadriu.

Shiu dhe erërat e forta përveç bllokimit dhe pengimit të qarkullimit këto dy ditë kanë shkaktuar edhe dëme materiale nëpër shtëpi e biznese.