Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në Teatrin Kombëtar kanë zbarkuar forca të shumta policie.
Mësohet se efektivët kanë nisur nxjerrjen e orendive nga Teatri Kombëtar, për t’i lënë vend projketit të ri.
Nuk kanë munguar edhe përplasjet me qytetarët dhe artistët të cilët qendrojnë atje në mbrojtje të godinës së teatrit.
Në mbështetetje të artistëve kanë shkuar drejtues të Partisë Demokratike.
Ndërkohë regjizori Edmond Budina teksa foli para mediave kërkoi mbështetje nga artistët dhe qytetarët në mbrojtje të TK.
Ai ka treguar i prekur se është tërhequr zvarrë nga policia.
“Nuk më ka ndodhur kurrë, ne në ’90 jemi ngritur me studentët, por as policia e Ramiz Alisë nuk na ka trajtuar në këtë mënyrë. Më kanë tërhequr zvarrë, unë kam protestuar gjithandej, edhe në Itali, po nuk jam trajtuar si këtu. Edi Rama më ke kapur për krahu më ke tërhequr zvarrë. Ne nuk duam të mos ketë Teatër të ri, të ketë, të ndërtohet por të ruhet kujtesa historike, të ruhet ky që është”- tha ai.