MENU
klinika

Intervista e fundit televizive

Theresa May: Po largohem krenare dhe e zhgënjyer

12.07.2019 - 21:22

Theresa May i ka thënë BBC se do të ndiejë një “përzierje krenarie dhe zhgënjimi” kur ajo të largohet pas 12 ditësh.

Në intervistën e fundit televizive me Laura Kuenssberg, kryeministrja tha se i vinte keq që duhej të largohej, duke thënë “kisha më shumë që dëshiroja të bëja”.

May dhe burri i saj Philip do të largohen nga më 24 korrik, dhe ajo do të pasohet ose nga Boris Johnson ose Jeremy Hunt.

Ajo u detyrua të shpallë largimin e saj në maj, në mes të një revoltimi nga deputetët konservatorë të zemëruar për dështimin e saj për të larguar Britaninë nga BE më 29 mars dhe vendimin e saj për të hapur bisedimet e Brexit me Laburistët.

May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, tha se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.

“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur që Brexit-i të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik.