21.07.2019 - 22:26
Pas dy muaj bisedimesh të gjata, Filipe Luis më në fund ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Flamengon këtë verë.
Mbrojtësi i majtë, i cili ishte një agjent i lirë pas largimit nga Atletico Madrid në fund të sezonit të kaluar, do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me kuqezinjtë.
“Unë kam qenë një Flamenguista që kur isha i ri”,tha Luis.
33-vjeçari kishte ndërmend të qëndronte te Atletico, por klubi nuk i ofroi një kontratë të re.
Ish-mbrojtësi i Chelsea kaloi 8 sezone me fanellën “Los Colcheoneros” në dy periudha katër vjeçare, ku zhvilloi 240 takime dhe shënoi 9 gola.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Simeone bind lojtarin
Atletico gjen pasuesin e Griezmann/ Ylli i PSG një hap larg!
E aprovon Simeone!
Atletico ‘peshkon’ zëvendësuesin e Griezmann
Udhëheq Mbappe