02.07.2019 - 19:37
Tottenham ka shpenzuar 72 milionë euro për të blerë Tanguy Ndombele nga Lyon.
Mesfushori ka udhëtuar në Londër për vizitat mjekësore ditën e martë pasi ra dakord për një kontratë 6-vjeçare me klubin e Premier League.
Spurs do të paguajnë një shifër fillestare 63 milionë euro, e cila mund të shkojë në 72 milionë në varësi të bonuseve të ndryshme të përfshira në kontratë.
Kjo shifër thyen atë të 50 milionë eurove të paguar për Davinson Sanchez dy vite më parë.
Për Ndombele ishin në garë edhe Juventus me Manchester United por “Spurs” u treguan më të shkathët dhe morën në organikën e tyre një nga talentet më të kërkuara në Europë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Spurs" 'hapin thesin'
Tottenham ‘djeg’ Europën/ Blen yllin e Ligue 1
Djajtë akord me mesfushorin goleador
Manchester United fiton ‘derbyn’ me Cityn në merkato!
A ja vlen kjo lëvizje?