Ditë tragjike kjo e sotmja për qytetin bregdetar të Durrësit.
Dy pushues kanë humbur jetën në këtë qytet gjatë ditës së sotme.
Bëhet fjalë për një 33-vjeçar në Gjirin e Lalëzit, për të cilin policia ka njoftuar se rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur.
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë një grua rreth të 50-tave ka humbur jetën në Durrës.
Shkak për vdekjen e saj mësohet të jetë bërë një atak kardiak.
Sipas policisë, rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra).
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.