MENU
klinika

"Nuk jam rritur në përrallë....”

Trashëgimtarja e Disney-t rrëfen fëmijërinë mes dhunës

10.07.2019 - 13:11

Jeta nuk është përrallë, as për vetë personazhet e përallave.

Këtë nuk e themi dhe mendojmë vetëm ne, por besojmë që dhe ju ndani të njëjtin mendim me ne. E kur jetën nuk e ka përrallë as vetë trashëgimtarja e Disney, atëherë sa prova të tjera doni ?

E dimë që kur mendoni për trashëgimtaren e mbiemrit Disney, mendon një fëmijëri plot lumturi, me akses të palimit tek argëtimi i ëndërruar i Disneyland-it.

Por ky nuk është aspak rasti i Abigail Disney-t, mbesës së bashkëthemeluesit të kompanisë Walt Disney, Roy O. Disney.

“Njerëzit mendojnë se unë jam rritur mes përrallës dhe pluhurit të zanave”, u shpreh Abigail, “Prindërit e mi ishin striktë dhe shumë konservatorë. Dhe që të dy të alkoolizuar.”

Abigail pranoi se dhuna e pësuar në fëmijëri e shenjoi për tërë jetën.

“Në shtëpinë tonë kishte dhunë. Jo kudo, jo gjithmonë. Megjithatë, kur bie pre e dhunës në fëmijëri, nuk ndihesh kurrë më e sigurt. Ne në shtëpi nuk ndiheshim fare të sigurt.”

E pyetur nëse dhuna që kishte përjetuar ishte e natyrës emocionale apo fizike, ajo u përgjigj: “Të dyja.”

Abigail Disney e konsideroi largimin nga shtëpia për shkollën e lartë si një çlirim nga burgu, si një moment të vërtetë shpëtimi. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN