MENU

Negociatat tregtare

Trump: Kina nuk po i mban premtimet

11.07.2019 - 18:49

Presidenti Trump ka thënë se Kina nuk ka blerë produkte bujqësore nga SHBA, dhe pohoi se ata ranë dakord ta bëjnë këtë si pjesë e negociatave të rifilluara tregtare.

“Meksika është duke bërë shumë në kufi, por Kina po na zhgënjen pasi nuk është duke i blerë prodhimet bujqësore nga fermerët tanë të mrekullueshëm” shkroi Trump në Twitter.

Trump pohoi pas një takimi muajin e kaluar me presidentin kinez Xi Jinping se Pekini do të fillojë blerjen e produkteve bujqësore nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një marrëveshjeje për të mos imponuar tarifa të mëtejshme.

Por New York Times njoftoi të mërkurën se zyrtarët kinezë nuk besojnë se ata kanë bërë një angazhim të qartë në lidhje me blerjet bujqësore.

Kjo mund të dëmtojë bisedimet midis dy ekonomive më të mëdha të botës që siç u dukën po ecnin në rrugën e duhur. Të dyja palët kanë punuar për muaj me radhë për krijimin e një pakete të gjerë tregtare që trajton cështjen e tarifave, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe tema të tjera.

Këshilltari ekonomik i lartë i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow u tha gazetarëve të enjten në mëngjes se qeveria pret që Kina të fillojë blerjen e produkteve të fermave amerikane “shumë shpejt”, duke e quajtur atë një “pikë kyçe” të negociatave tregtare.

Trump ra dakord në samitin e G20 Samitit muajin e kaluar për një armëpushim mbi vendosjen e tarifave shtesë ndërkohë që bisedimet vazhdojnë. Administrata Trump ka imponuar miliarda dollarë në tarifat për importet nga Pekini, gjë që ka nxitur tarifat hakmarrëse për mallrat e SHBA.

Fermerët kanë qenë ndër ata që më së shumti janë prekur nga tarifat. Në një përpjekje për t’i qetësuar ata, administrata Trump ka miratuar miliarda dollarë ndihma për të mbuluar humbjet e tyre financiare.