MENU
klinika

Ja e vërteta

U ndanë apo jo? Çiljeta i tha të gjitha në lidhje me Albanin

06.07.2019 - 11:48

Kohë më parë, u diskutua se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha mund të ishin ndarë pas tri vitesh bashkë.

Sipas mediave, shkak për këtë u bë videoja e portierit të Partizanit me një vajzë tjetër në një klub nate. Në tetor të vitit të kaluar, Çiljeta i kishte fshirë nga Instagram-i fotot me Albanin.

Megjithatë, në fund të muajit qershor u publikuan foto të Çiljetës dhe Albanit duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri- tjetrit, çka la të kuptohej se çifti ndahu- pajtohu i showbiz-it shqiptar janë kthyer prapë bashkë.

Në një intervistë, Çiljeta Xhilaga u dha fund aludimeve duke u përgjigjur për jetën e saj private:

“Ndihem e plotësuar, ndihem e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme.”

Epoo besojmë se na i tha të gjitha me këtë fjali.