MENU
klinika

Pasi doli nga burgu...

U ndanë? Martesa e Stresit me Keisin qenka në krizë

15.07.2019 - 13:47

U mërzitët? Epo nuk është faji jonë, por mesa duket kështu paska ndodhur…

Një lajm i trishtë po qarkullon sot në media në lidhje me dyshen Stresi dhe Keisi, për të cilët thuhet se i kanë dhënë fund martesës vetëm një muaj pas lirimit të reperit nga burgu.

Burimet shprehen se Keisi dhe Stresi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe nëse kjo gjë nuk na thotë asgjë për marrëdhënien mes tyre, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen.

Keisi ka hequr nga bio në Instagram mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj.

Sikur të mos mjaftonte, së fundmi, Keisi ka publikuar një foto ku shihet vetëm dhe në përshkrim të saj ka shkruar:

“Jepu dhuratën e mungesës tënde atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde”.

Vetë çifti nuk ka deklaruar nëse ky lajm që po qarkullon është i vërtetë apo jo, ndaj dhe ne do të jemi në pritje.

Jo më larg se një javë më parë, Stresi dhe Keisi dukeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit pasi publikuan një foto nga darka familjare.

Të jetë i vërtetë lajmi i ndarjes? 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN