MENU
klinika

Na bëri lëmsh të gjithëve...

U ndatë apo jo tani? Ky detaj i Kejsit sapo i tha të gjitha

20.07.2019 - 11:39

Prej disa ditësh mediat rozë ziejnë nga lajmi i ndarjes së Stresit dhe Kejsit.

Pas daljes së reperit nga burgu thuhet se dyshja i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë dhe nga dita në ditë zbulohen fakte të reja.

Ata kanë fshirë nga rrjetet sociale fotot e tyre, madje nuk ndiqen as në Instagram.

Pak ditë më parë Stresi publikoi në Instagram një video ku shfaqej i rrethuar nga vajza dhe herë pas here ata postojnë statuse me kunja për njëri-tjetrin.

Por fotoja e fundit që ka publikuar Kejsi në Instagram sapo na bëri lëmsh të gjithëve.

Kejsi ka hedhur një story ku shfaqet mjaft simpatike dhe në sy bie varsja që ajo mban në qafë.

Ajo mban të varur një varse floriri me inicjalin “A” që lidhet me emrine e vërtetë të Stresit, Arkimed.

Nuk dihet nëse Kejsi ka dikë tjetër të rëndësishëm në jetë e saj me këtë inicial, apo e mban për Stresin dhe ata vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë!

Megjithatë me siguri në ditët në vijim dyshja do të zbulojë detaje të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN