MENU
klinika

Reagon ashpër Rusia

Unifikim ambasadash Shqipëri-Kosovë

09.07.2019 - 08:34

Pas marrëveshjes së nënshkruar pak ditë më parë nga ministri i Jashtëm shqiptar, Genta Cakaj dhe ministri i Jashtëm në Kosovë Behgjet Pacollim për haje të ambasadave të përbashkëta ka ardhur reagimi i ashpër i Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse thotë se është e shqetësuar për unifikimin e misioneve diplomatike në vendet e treta.

“Hapat provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, shkaktojnë shqetësim serioz,” thuhet në deklaratë, cituar nga agjencia ruse “Tass”.

Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë ndjenjën e Shqipërisë së Madhe që është e dëmshme për rajonin”, shtoi Ministria e Jashtme e Rusisë.