MENU
klinika

Arsyeja?

Ups! Rita e Bebe refuzojnë ftesën e Dua-s për Sunny Hill

25.07.2019 - 13:00

Sunny Hill Festival, përpos faktit që mezi po presim ta shijojmë koncertin, vlen për t’u përmendur fakti që ka sjellë goxha polemika në median rozë.

Së shpejti në Kosovë do të mbahet koncerti madhështor, i organizuar nga familja e famshme Lipa. në koncert do të marrim pjesë këngëtarë të famshëm si: Miley Cyrus, Ava Max, Gashi, Elvana Gjata etj.

Së fundmi, Dukagjin Lipa ka treguar se pavarësisht se i është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në koncertin e madh në Kosovë, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë refuzuar ftesën.

Në një intervistë për ‘RTK’, babai i Dua Lipës ka treguar se edhe dy këngëtareve të njohura shqiptare me origjinë shqiptare i është dërguar ftesa për të qenë të pranishëm, por e kanë refuzuar.

Ashtu siç pritej, Rita Ora nuk mund të pranonte ftesën, pasi me Dua Lipën marrëdhëniet nuk i ka dhe aq të ngrohta.

E mesa duket edhe Bebe Rexha nuk paska një pëlqim për familjen Lipa, pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën në koncert.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!