Këtë të hënë Princi George festoi ditëlindjen te tij të gjashtë dhe urimet për të në ditën e veçantë ishin të shumta.
Mes tyre ishte edhe ai i Meghan Markle dhe Princ Harry.
Çifti e uroi vogëlushin nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen. Të urojmë një ditë speciale të mbushur me dashuri”.
Ky urim duket se i ka irrituar ndjekësit e tyre të cilët i kanë quajtur të pa edukatë.
Ata shkruajnë se George është një mbret i ardhshëm, prandaj minimaliaht ata duhet t’i kishin shkruar emrin në mënyrën e duhur.
Dikush tjetër shkruan se pavarësisht se Harry është xhaxhai i tij, ai në publik duhet ta konsiderojë si princ nipin.
Megan Markle Dhe Princi Harry komentohen shpesh në media për çdo lëvizje të tyre, prandaj edhe këtë herë nuk kanë shpëtuar.