Organizatorët e Grand slam-it të US Open (26 gusht-8 shtator) kanë bërë me dije sot se do të jepen premio rekord për tenistët pjesëmarrës në edicionin 2019. Për të gjithë tenistët janë në dispozicion 57 milionë dollarë.
Për fituesin, shuma që do të arkëtojë është vërtet marramendëse, 3 milionë e 850 mijë dollarë, një rekord. Edhe ai që eliminohet që në raundin e parë nuk del duarbosh, por më 58 mijë dollarë.
Ai që eliminohet në raundin e dytë do të arkëtojë 100 mijë dollarë. Kjo ishte shuma që merrte fituesi i këtij grand slam-i në vitin 1968. Kampionë në fuqi janë Novak Djokovic dhe Naomi Osaka
Premio për çdo tur në US Open 2019
Fituesi: 3,850,000 dollarë
Finalisti: 1,900,000 dollarë
Gjysmëfinalistët: 960,000 dollarë
Çerekfinalistët: 500,000 dollarë
Turi i katërt: 280,000 dollarë
Turi i tretë: 163,000 dollarë
Turi i dytë: 100,000 dollarë
Turi i parë: 58,000 dollarë