Poezitë e tij të pabotuara, të shkruara ndër vite, Dritëro Agolli do t’i sillte në 85-vjetorin e lindjes.
Në këto vargje ku mjeshtri shkruante për gëzimin dhe trishtimin e jetës, sigurisht, nuk kishin si të mungonin fjalët kushtuar shoqes dhe gruas së tij të jetës, Sadijes.
Përmes tyre, duke i treguar dashurinë e madhe, poeti i jep premtimin se do të gjente mënyrën për ta takuar edhe pasi të ndërronte jetë.
Vargjet dedikuar Sadijes:
E dashur Sadije,
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën,
Qoftë edhe me anën e një fluture,
Që do të dalë nga kockat e mia.