Moti i keq me erë të fortë ka shoqëruar vendin tonë gjatë gjithë ditës së djeshme, ku për pasojë u rrezikuan edhe disa pushues në plazhe, ndërsa dy të tjerë humbën jetën.
Për ditën e sotme, sipas Institutit të Gjeoshkencës, situata duket se do të vijojë e njëjtë, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, si dhe erë e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, ndërsa temperaturat do të shënojnë zbritje.Moti për sot sipas IGJEUM:
E hënë, dt.29) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata
TEMPERATURAT
E hënë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 28 °C
në vendet e ulëta: 20 / 30 °C
në vendet malore: 14 / 23 °C.
ERA
E hënë, dt.29) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.