MENU
klinika

"Përfitoj nga ky rast..."

Vuçiç letër Trump për pavarësinë, i përmend Kosovën

04.07.2019 - 11:30

Pavarësinë e SHBA-ve e ka uruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në letrën e tij të urimit, Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur edhe problemin me Kosovën.

Vuçiç i ka kërkuar presidentit amerikan gjetjen e një zgjidhjeje finale në mes të dy shteteve.

Unë përfitoj nga ky rast për të ju falënderoj për mbështetjen që na ofrojnë Shtetet e Bashkuara drejt Evropës, dhe në veçanti për mbështetjen e përpjekjeve që Serbia është duke bërë për të promovuar një politikë të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut me Prishtinën”, thuhet në letrën e presidentit serb.

Më tej Vuçiç i ka bërë thirrje presidentit amerikan që ta vizitojë Beogradin.

Me shpresën që së shpejti do të na vizitoni, pranoni përshëndetjet më të ngrohta dhe respektin tim të thellë”, thuhet në përfundimin e letrës së Vuçiç, drejtuar presdientit Trump.