MENU
klinika

"Ka njerëz që janë të bezdisur nga prania ime..."

‘Zbërthehet’ Klopp: Ja pse nuk rinovoj me Liverpoolin!

19.07.2019 - 17:09

Trajneri Jurgen Klopp pak kohë më parë refuzoi rinovimin e kontratës me Liverpool.

Kontrata aktuale skadon në vitin 2022 dhe klubi dëshironte t’ia shtynte atë edhe për dy vite të tjera, duke parë paraqitjet e mira që “reds” janë duke bërë si në Premier League ashtu dhe në Europë.

Klopp vendosi të mos e rinovojë kontratën dhe sot, nga Universiteti i “Notre Dame”, para ndeshjes miqësore me Borussia Dortmund, ai tha:

“Kemi ende kohë për të marrë një vendim për të ardhmen time, nuk kemi pse ngutemi. Gjithsesi, dua të garantoj të gjithë se nuk iki pa e mbyllur kontratën aktuale.

Nuk arrij të imagjinoj ditën që nuk do të jem më trajner i Liverpool edhe pse kjo nuk ka shumë rëndësi. Nuk dua të ndodhem ende në këtë detyrë, ndërkohë që ka njerëz që janë të bezdisur nga prania ime këtu. Në futboll ndodh shpesh kjo, pasi duhet të fitosh e fitosh gjithnjë.

Tani për tani, çdo gjë shkon mirë, por të shohim se sa kohë do të zgjasë kjo situatë. Kam ende edhe 3 vite kontratë, unë e adhuroj këtë ekip, grupi i lojtarëvve është i mirë dhe jam në moshën e duhur për ta bërë këtë punë. Si mua ashtu edhe klubi na pëlqen puna që bëjmë, ndaj të shohim”, u shpreh trajneri gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liverpool gati të përsërisë rastin "Coutinho"

Klopp përgatit goditjen e madhe/ Dëshiron yllin e Interit!