Megi nuk foli për ndarjen e bujshme, ndërsa Luiz-i pranoi të fliste për herë të parë duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin, si një flluskë sapuni.
Luizi tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.
I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.
E teksa vitet ecin, Megi e ka rigjetur dashurinë!
Vajza e Jozefina Topallit është fotografuar me partnerin e saj në ish-Bllok, me të cilin bashkëjeton prej një viti.
Kujtojmë se sipas burimeve është cituar se lidhja ështe pranuar edhe nga ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e mesa duket gjërat po ecin mbarë…