MENU
klinika

Detaje

“Zgjedhje të përgjithshme në…”, zbardhet axhenda e Asamblesë së PS

22.07.2019 - 16:08

Zbardhet axhenda e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të nisë punimet ditën e martë në orën 16:00.

Sipas axhendës, punimet të çelen nga Kryeministri Edi Rama, ndërkohë që pikë e dytë e rendit të ditës është analiza e rezultateve të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

PS ka përfshirë në punimet e axhendës dhe dy projektvendime me anë të të cilave synon që të realizojë zgjedhjet e reja brenda partisë.

Ndërkohë që pritet të caktojë dhe kriteret për përzgjedhjen e delegatëve të rinj të kongresit dhe kryetarët e partive në rreth dhe strukturat organizative.

Rendi i ditës së Asamblesë së PS:

Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
Të ndryshme.