MENU
klinika

Të mos keni probleme me zemrën!

3 gjërat që duhet të bëni çdo ditë nëse doni të jetoni gjatë!

18.08.2019 - 14:57

Sëmundjet kardiovaskulare janë sot shkaktari numër 1 i vdekjeve në mbarë botën.

Në vitin 2030 pritet që numri i tyre të rritet në 23 milionë. Por, kjo situatë mund të ndryshojë, pasi thjesht duke bërë disa veprime të vogla mund të jetojmë më gjatë, më mirë dhe të kemi zemër më të shëndetshme.

  • Kujdes me ushqimin!

Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës, si dhe sasia e duhur e lëngjeve janë ndër aleatët më të mirë për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës. Për këtë rekomandohet që të mos pini pije me sheqer dhe lëngje frutash, si dhe të zgjidhni ujin, ose lëngje frutash të freskëta në vend të tyre.

  • Trajtoni në kohë diabetin dhe tensionin e lartë!

Nëse diabeti nuk diagnostikohet apo nuk trajtohet, ai mund t’ju vendosë në një rrezik të lartë për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Ndaj duhet që t’i premtoni vetes që të jeni më shumë aktivë. Në këtë drejtim duhet të synoni që të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar 5 herë në javë, ose 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të lartë të shpërndarë gjatë ditëve të javës. Një tjetër faktor risku për sëmundje të zemrës është edhe presioni i lartë i gjakut. Sëmundje të cilën shumë njerëz nuk e dinë që e kanë.

  • Kujdes me duhanin!

Hiqni dorë nga duhani. Sipas ekspertëve të shëndetit publik ky është një ndër veprimet më të mira që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e zemrës suaj. Duhet të dini që brenda 2 viteve që ju keni lënë duhanin, rreziku për sëmundjen koronare të zemrës ulet ndjeshëm.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”