Vdes në spital një ditë pas sulmit me armë në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj.
Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plagëve të marra.
Në atentatin e të dielës (4 gusht) ai mori 6 plumba në gjoks. Të plagosur në sulmin me armë mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe nje person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.
Policia thotë se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.
Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre.
Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit.
Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.