Zorra juaj e trashë është e gjatë 5 metra, por, sado e madhe të jetë, ne priremi t’i kushtojmë shumë pak nga vëmendja derisa kjo e fundit të shfaq ndonjë problem.
Shtoni Vitaminë C në dietën tuaj
Vitamina C, e gjetur në shumë fruta dhe perime, mund të ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë, sipas një studimi në vitin 2015. Brokoli, luleshtrydhe, dhe limonat janë perfekt për zorrën tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm.
Përdorni probiotikë, bakteret miqësore që mbrojnë zorrën e trashë
Hulumtimet sugjerojnë që probiotikët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Këto “baktere të mira” ndalojnë inflamacionin dhe përmirësojnë konsistencën e lëvizjes së zorrëve, 2 pjesë të shëndetit të tretjes që kanë të bëjnë me zorrën e trashë. Nivele të larta të probiotikëve gjenden në ushqime të fermentuara si kos grek, uthull molle, kimchi, miso, kombucha, dhe disa lloje djathi.
Shtoni niseshte më rezistente në dietën tuaj
Niseshtet rezistente, që gjenden në ushqimet bimore si patatet, orizin, bishtajoret, bananet jeshile dhe kokrrat, promovojnë një zorrë të shëndetshme duke rritur mikroflora të zorrëve. Gjithashtu, një rishikim i vitit 2013 mbi niseshte rezistente përcaktoi se ato zvogëlojnë rrezikun për kancer të zorrës së trashë.
Pini më shumë ujë për të rregulluar tretjen
Marrja e ulët e lëngjeve është një shkak i zakonshëm i kapsllëkut. Kështu që pirja e 1,5 deri 2 litra ujë në ditë mund të parandalojë këtë. Një mënyrë tjetër për të ndihmuar në plotësimin e nevojave tuaja për marrjen e lëngjeve është përfshirja e frutave dhe perimeve që kanë një përmbajtje të lartë uji, si kastravec, kungull i njomë, selino, domate, pjepër dhe luleshtrydhe.
Sigurohuni që të hani shumë ushqime me fibra të lartë
Hetimet kanë lidhur një konsum të lartë të ushqimeve të pasura me fibra me një rrezik të zvogëluar të kancerit të zorrës së trashë. Për më tepër, ushqimi me fibra të lartë ushqen bakteret “e mira” në zorrë që ndihmojnë në uljen e inflamacionit të zorrëve dhe përmirësojnë çrregullimet e tretjes si sindroma e zorrës së irrituar, sëmundja e Crohn dhe koliti ulçeroz.
Disa ushqime me fibra të lartë që mund ta bëjnë zorrën e trashë tuaj janë mjedrat, bizelet jeshile, brokoli, thjerrëzat, fasulet dhe drithërat.
Provoni ujin e kripur
Një studim i vitit 2010 vërtetoi që uji i kripur pastron zorrën e trashë kur çiftëzohet me poza të caktuara të yogas. Provoni këtë: çdo mëngjes, para mëngjesit, përzieni 2 lugë çaji kripë deti / kripë Himalayan në një gotë me ujë të vakët. Pini atë shpejt dhe përsërisni procesin edhe në mbrëmje.
Burimi: Bright Side