23.08.2019 - 08:23
Aksidentohet zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka.
Vete ai e ka konfirmuar ngjarjen për mediat në Kosovë, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.
“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë shkurt Zeka.
Aksidenti u raportua se ndodhi në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të çon për në Ferizaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Aksident i rëndë