MENU
klinika

Deklarata e presidentit iranian

“Amerikanët kanë sjellje fëmijërore”

01.08.2019 - 18:49

Presidenti iranian Hassan Rouhani e ka quajtur  vendimin e Shteteve të Bashkuara për të sanksionuar ministrin e jashtëm të Iranit “sjellje fëmijërore”, midis tensioneve në rritje midis dy vendeve.

Në lëvizjen e fundit që synon të rakordojë fushatën “presionit maksimal” kundër Teheranit, Uashingtoni tha të mërkurën se po vendos sanksione ndaj Mohammad Javad Zarif për të vepruar në emër të Udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, i cili gjithashtu është subjekt i SHBA-së.

Në një fjalim televiziv të enjten, Rouhani tha se “Ne duam të flasim, pa parakushte “… dhe pastaj ata sanksionojnë ministrin e Jashtëm.”

SHBA, e cila vitin e kaluar u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje bërthamore e nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015, më herët ka propozuar bisedime të pakushtëzuara me Teheranin.

Në fjalën e tij, Rouhani akuzoi gjithashtu SHBA se kishin “frikë” nga Zarif, i cili kohët e fundit dha një seri intervistash për mediat e huaja në New York.

“Armiqtë tanë janë aq të pafuqishëm sa kanë humbur aftësinë për të vepruar dhe menduar me mençuri”.

Në mes të Ttensioneve në rritje, frika për një konflikt të drejtpërdrejtë amerikano-iranian janë rritur që nga maji me disa sulme të dyshuara ndaj cisternave të naftës në Gjirin, rrëzimin e Iranit të një droni amerikan dhe planifikimin e sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit muajin e kaluar që Trump ndaloi në minutën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen