MENU
klinika

Raporti i Strategy Analytics

“Apple Watch”, ora inteligjente më e shitur në botë!

07.08.2019 - 17:25

Apple Watch mbetet ora inteligjente më e shitur në botë sipas raportit më të fundit të Strategy Analytics.

Në tërësi kjo industri po kalon ditë të mira me 12 milionë njësi të shitura përgjatë periudhës Prill – Qershor të këtij viti, një rritje me 44% krahasuar me 2018. Pjesën më të madhe të orëve të shitura e përbëjnë Apple Watch, ose konkretisht me 5.7 milionë njësi të shitura por ende larg 9.2 milionë orëve të shitura në tremujorin e fundit të 2018.

Samsung vijon të jetë i dyti por shumë larg Apple duke shitur jo më shumë se 2 milionë orë inteligjente.

Edhe pse është më pak se gjysma e orëve që Apple ka shitur, është një rritje konsiderueshme krahasuar me 0.9 milionë orët që shiti një vit më parë Samsung.

Strategy Analytics thotë se orët e fundit si Galaxy Watch Active 2 mund të ndihmojnë biznesin e orëve të rritet të tutje për Samsung. Në vendin e tretë vjen Fitbit me 1.2 milionë orë të shitura, ose 10% të tregut global. Krahasuar me një vit më parë, Fitbit shënoi rënie me 5%. Kompania ka hasuar vështirësi të konkurrojë në tregun e rangut të lartë ndërsa shitjet e modeleve buxhetore si Versa Lite kanë qenë më të dobëta sesa pritej.

Sipas firmës analitike Fitbit duhet të gjejë sa më parë një rrugëzgjidhje ose të rrezikojë të humbasë vendin e tretë përballë Garmin dhe Fossil.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit