MENU
klinika

Perandoria osmane

Arkivave shqiptare 350 mijë dokumente të pazbuluara më herët

29.08.2019 - 14:44

     Tashmë, për të gjithë historianët, studiuesit dhe të apasionuarit e historisë janë në dispozicion plot 350 mijë dokumente të periudhës osmane. Sipas një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Shqipëri dhe asaj në Stamboll, dokumentet e panjohura deri më sot, do të bëhen pjesë e arkivit tonë.

 

 

 

Drejtori i Arkivave, Ardit Bido, është shprehur se këto dokumente janë shumë të rëndësishme, pasi hedhin dritë mbi historinë e panjohur të pushtimit osman në Shqipëri. Sipas tij, në vazhdim do të vijnë nga Stambolli të tjera dokumente të kësaj periudhe. Tashmë, historianët apo studiuesit do të gjejnë gjithçka në arkivat shqiptare.

Gjatë vitit 2016, janë marrë rreth pesëmijë dokumente. AKSH përmban sot, tërësinë e dokumenteve pas pavarësisë, por edhe tërësinë e dokumenteve gjatë periudhës osmane.

 

 

 

 

“Asnjë studiues s’do duhet të shkojë në arkiva të tjera, do t’i ketë të gjitha këtu, për Shqipërinë në periudhën osmane. Dokumentet që kanë ardhur, janë të njëjta me origjinalet. Asnjë dokument i periudhës osmane nuk është sekret, por janë dokumente që nuk i dinim deri më dje. Ju takon historianëve t’i analizojnë”, – ka deklaruar, Bido.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale