MENU
klinika

I lindur për të qenë lider

Arsenal jep lajmin e madh për Granit Xhakën!

09.08.2019 - 16:13

Granit Xhaka do të jetë kapiteni i parë i Arsenalit.

Ka qenë vetë trajneri Unay Emery, ai që e ka konfirmuar këtë vendim.

“Për momentin kemi tre kapitenë: Xhaka, Nacho dhe Ozil. Unë do të zgjedh edhe dy të tjerë”, tha trajneri spanjoll, që në bazë të renditjes së cilësuar nga ai, i takon mesfushorit zviceran shiriti i kapitenit.

Emery vijoi më tej duke thënë se dy kapitenët e tjerë do t’i caktojë kur merkato të mbyllet në të gjithë botën, edhe pse në Angli ka përfunduar dhe nuk pritet të ketë më largime të tjera nga skuadrat