MENU
klinika

BB 'shuplakë' Shqipërisë

“Kampione në borxhin e lartë publik!”

22.08.2019 - 09:27

Shqipërisë dhe Malit të Zi do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që vendosin dhe që kanë në objekt uljen e borxhit apo mbajtjen nën kontroll të deficitit.

Në shumë raste rregullat që vendet vendosin hasin në devijme ndërkohë që mungesa e informimit të përgjithshëm të publik ul presionin politik për zbatimin e tyre. Një dokument i departamentit Makroekonomik dhe atij për Praktikat Globale në Investime dhe Tregti pranë Bankës Botërore trajton në veçanti rregullat fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu referuar këtij dokumenti thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshëm në shumë aspekte ndaj secili sipas raportit duhet që të aplikoje rregulla të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim, shkruan monitor. Shqipëria dhe Serbia janë kampionet e “borxhit të lartë publik”. Shqipëria ka rregullin kryesor që të ulë borxhin publik në nivelin 45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ky rregull plotësohet nga të tjera rregulla siç është ai për nivelin e deficitit që në rast të një rritje 5 për qind të ekonomisë ai nuk duhet të kalojë 2 për qind të PBB-së si dhe një tjetër rregull për shpenzimet korrente apo 0.7 për qindëshi që buxhetohet në kontigjenca. A

shtu siç ka një rregull për shpenzimet që nënvizon se deficiti për 3 mujorin e parë të vitit nuk mund të tejkalojë 30 për qind të defiçitit të planifikuar për gjithë vitin.

“Objektivi i borxhit të Shqipërisë është i matur por rregulli për borxhin nuk siguron ndonjë shpejtësi të veçantë për të shkuar drejt këtij targeti. Që të bëhet progres i mirë do të duhet të bëhet më shumë sesa thjesht të zbatohet rregulli gjatë viteve. Nga ana tjetër rregulli mund të jetë shumë kërkues gjatë recesioneve që nuk janë aq të rënda sa për të anashkaluar klauzolat.

Analizat tregojnë se në disa vende përmbushja minimale me rregullin e deficitit nuk do ta ulë borxhin në nivele që konsiderohen të matura apo të kujdesshme. Shqipërisë do t’i duhet që të ketë një suficit prej 0.8 për qind të PBB-së çdo vit për të arritur objektivin e saj të borxhit prej 45 për qind deri në vitin 2025 çka është shumë më tepër sesa kërkohet nga rregulli i dificitit” thuhet në dokument.

I njëjti, në përmbledhjen kryesore nënvizon se politikat drejt rregullave fiskale janë një çështje e rëndësishme në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Sipas një vlerësimi të përafërt vendet me rregulla (të gjitha përveç Maqedonisë së Veriut) kanë përmbushur pjesën për rregullin e borxhit publik dhe përgjithësisht për defiçitin në pak më shumë se gjysmën e kohës.

“Një anketë online e cila u zhvillua në kuadër të këtij studimi sugjeron së kuptueshmëria e publikut në këto rregulla është e kufizuar çka mund të ulë presionin politik për përmbushjen. Për të ulur borxhin në nivele të matura Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë nevojë për angazhim të fortë për të përmbushur rregullat e tyre fiskale dhe shpesh do tju duhet që të bëjnë më shumë sesa kërkojnë rregullat e tyre të deficitit, ndoshta më shumë angazhim sesa është demonstruar në vitet e fundit” thuhet në raport.