MENU
klinika

Tronditet Liverpool

Befason Klopp: Do qëndroj 1 vit pushim!

26.08.2019 - 20:58

Trajneri Jurgen Klopp është një nga ata që e merr shumë seriozisht punën e tij dhe jep maksimimin.

Ditën kur ai do të kuptojë se nuk ka më energji për të dhënë 100% të mundësive të tij do të marrë një vit pushim për të karikuar bateritë. Në një deklaratë për ESPN, trajneri gjerman ka konfirmuar se herët a vonë do të vijë momenti kur ai do të ndalet për pak kohë.

“Tani për tani kam ende shumë energji për të shpenzuar. Gjithsesi, e kam një problem. Nuk jam një njeri që mjaftohem të punoj duke shpenzuar pak energji. Ose jap maksimumin, ose asgjë. Kur të kuptoj sae nuk arrij të jap maksimumin, atëherë do të marr një vit pushim”, tha Klopp.

Një zgjedhje natyrale, e kuptueshme, teksa shumë nga kolegët e tij kanë lënë detyrën e trajnerit prë një sezon, për t’u rikthyer më të motivuar. Por ndërsa kolegët e tij e bëjnë këtë gjë edhe për arsye të tjera, Jurgen Klopp ka parime dhe për të është çështje morali.

“Pasi të bëj një vit pushim do të marr një vendim. Gjithsesi, pas gjithë kësaj kohe do të jem rikuperuar 100% dhe do të kem sërish dëshirën të punoj ashtu sikurse unë dua”, thotë Klopp. Pra, ditën që ai do të ndalet nuk do të jetë një “lamtumirë”, por një “mirëupafshim”.

Trajneri gjerman e ka bërë edhe më parë këtë gjë, kur në sezonin 2015-2016 qëndroi pushim, pasi u largua nga Borussia Dortmund për të nisur më pas aventurën te Liverpool.