MENU
klinika

Nuk lirojmë zyrën!

Betohet kreu i ri i Bashkisë Prrenjas, LSI ‘kërcënon’

02.08.2019 - 11:23

Në ambjentet e gjimnazit të Prrenjasit u konstitua sot këshilli i ri bashkiak.

Gjithashtu u betua dhe kryetari i ri Nuri Belba, dalë nga votimet e 30 qershorit.

Belba, ish-deputet i PS në legjislaturën në vazhdim, përfaqësues i PS sipas procedurës bëri betimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme këtë bashki të drejtuar gjatë katër viteve të fundit nga Miranda Rira e LSI.

LSI e cila drejtoi gjatë katër viteve të shkuara këtë bashki ka deklaruar se nuk e njeh 30 qershorin dhe se Miranda Rira do vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa sipas koalicionit opozitar të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme në 13 tetor, sikurse thotë dekreti i Presidentit Meta.

Nuk e liroj zyrën, jam në shërbim të qytetarëve. Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, qe sakteson se zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor”-ka thënë ajo në një prononcim për mediat.

Sipas Rirës, çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht.

“Votimet e 30 qershorit të paligjshme, votime moniste të Rilindjes, pasi qytetarët nuk kishin alternativë në 30 qershor”- thotë ajo, duke shtuar se “Kandidati hajdut i Rilindjes dhe këshilli monist me vetëm 8% të votuesve”.