MENU
klinika

Zbulon emrin e veçantë të vajzës

Blendi Salaj, baba për herë të dytë

14.08.2019 - 16:10

Gazetari Blendi Salaj u bë pjesë e lëvizjeve të bujshme mediatike, pasi tashmë është zhvendosur në televizionin e ri ‘A2 CNN’.

Mirëpo një lajm i ri vjen nga jeta personale e gazetarit, ai është bërë baba për herë të dytë.

Ka qenë vetë Blendi që ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet partnerja e tij me vajzën në krahë buzë detit.

Ai ka zbuluar edhe emrin me të cilën e ka pagëzuar të bijën, Era.

 

Screenshot_1.png

‘Gruaja ime e bukur dhe vajza e vogël e sapolindur, Era, duke kapur flladin e Adriatikut. Era është fëmija ynë i dytë’, shkruan Blendi përkrah fotos.

Kujtojmë se Blendi dhe Anora kanë edhe një djalë më të madh.