MENU
klinika

Reagimi

A do të ndërtohet TEC në Korçë? Ministri Klosi zbulon vendimin

11.03.2019 - 13:15

“E refuzuam, sepse projekti në fjalë nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga BE”, kështu është shprehur ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, teksa bëri me dije se ka firmosur refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in në Korçë.

Vendimi për refuzimin e lejes vjen pas një analize vjetore të punës së Inspektoriatit të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit.

“Firmosëm refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës. Projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga BE”, tha Klosi.

Ministri Klosi tha se TEC-i i Korçës është një në zhurmë tipike politike. Ai shtoi se nuk do të lejohet ndërtimi i tij pasi nuk ka një projekt sipas standardeve evropiane.