Shumicën e kohës që nga viti 1945, politikat dhe qeveritë e Britanisë dhe Italisë janë dukur si të kundërta polare.
Në fakt, të dyja ishin fuqi të rëndësishme evropiane. Secila kishte një vend në ekonomitë kryesore të botës. Edhe tani, Britania dhe Italia do të jenë ndër grupin e përzgjedhur të kombeve të fuqishëm ekonomikisht, drejtuesit e të cilëve do të mblidhen këtë fundjavë për samitin e G7.
Në të kaluarën, në politikë, Britania ishte e qëndrueshme, ndërsa Italia nuk ishte famëkeqe. Qeveritë britanike ishin të forta, ndërsa qeveritë italiane ishin të dobëta dhe jetëshkurtra. Kur Britania shihej në pasqyrë ajo shihte prakticitetin, ndërsa Italia shpesh ishte sinonim i krimit dhe korrupsionit.
Ndërsa Britania ruajti autonominë e saj duke refuzuar të bashkohej me eurozonën, Italia me entuziazëm ‘përqafoi’ vendin në tryezën e BE-së.
Sot, politikisht, Britania po bëhet më shumë si Italia. Si Italia, Britania është një vend gjithnjë e më i vështirë për tu qeverisur, që bën gjithnjë e më pak përpjekje për të zgjidhur problemet e tij themelore ekonomike, sociale dhe politike.
Përkundrazi, si Italia, Britania duket se po shkon drejt e në të djathtë nën udhëheqjen e drejtuesve populistë.
Ashtu si Theresa May, kryeministri Conte u detyrua të hiqte dorë sepse Lidhja, nën udhëheqjen e Matteo Salvinit, mendon se mund të fitojë zgjedhjet. Qasja anti-emigrim, armiqësia me BE-në në përgjithësi, dhe Gjermaninë në veçanti, plus gatishmëris e tij për të marrë hua dhe për të rritur deficitin, dhe qëllimi i tij për të ulur taksat, të kujton mënyrën e Johnson për marrëveshjen e Brexit.
Asnjë nga këto nuk tregon se Britania dhe Italia janë njësoj. Por nëse Angela Merkelit, do ti kërkohej privatisht për të listuar kolegët e saj më të padëshiruar të BE-së, me siguri Johnson dhe Salvini do të ishin në krye të listës së saj aktuale, madje edhe mbi Viktor Orbánin e Hungarisë.
Drejtuesit populistë të djathtë italianë dhe britanikë paraqesin një sfidë të qëllimshme për politikën tradicionale në përgjithësi dhe në veçanti për të ardhmen e BE-së.
Për pjesën më të madhe të epokës së pasluftës, në Itali pushteti ishte në qytete dhe rajone. Në krahasim me Gjermaninë dhe Skandinavinë, Italia ishte ekonomikisht proteksioniste, joefikase dhe e shkatërruar institucionalisht.
Dikur, ishte e mundur të besohej se, nëse do të kishte konvergjencë midis të dyve, do të ishte Italia ajo që do të ndryshonte, duke u përshtatur me rregullat liberale demokratike kapitaliste të BE-së. Por kjo nuk ka ndodhur. Që nga rënia e qeverisë së Sirizës në Greqi, Italia dhe Britania e Madhe së bashku paraqesin sfidat më të drejtpërdrejta për themelet ligjore, buxhetore dhe për të drejtat e BE.
Në fakt, ende ka dallime të thella midis vendeve. Por trajektoret e tyre të djathta dhe zotërimi i tyre i arteve të zeza të fushatave politike në epokën dixhitale të gjitha vijnë nga e njëjta tokë.
Ata që kanë argumentuar për shumë vite që Britania të bëhet më shumë si Gjermania apo Suedia, duhet të zgjohen. Italia dhe Britania janë bërë binjakët e tmerrshëm të Evropës.
Martin Kettle është një columnist i The Guardian