MENU
klinika

Sanchez mbetet në Manchester

Dëmtimi i Martial, shtang Interin!

26.08.2019 - 20:12

Planet e drejtuesve të Manchester United për të shitur tek Interi Alexis Sanchezin morën një goditje nga dëmtimi i fundit i sulmuesit francez të “Djajve të Kuq”, Anthony Martial, në humbjen 1-2 në “Old Trafford” ndaj Ole Gunnar Solskjaer.

Martial do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara për të përcaktuar me saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën e riaftësimit, më pas do të merret vendimi për shitjen e Sanchezit.

Çdo mungesë e mundshme afatgjatë ka të ngjarë ta mbajë Sanchez në “Old Trafford” edhe gjatë këtij sezoni.

Kiliani, i cili nënshkroi me United në janar të vitit 2018 për një pagë rekord prej 500 000 paundësh në javë, ka shënuar vetëm 3 gola në 32 ndeshje në Premier League me “Djajtë e Kuq”.

Interi ka planifikuar për Sanchez një kontratë me vlerë jo më shumë se 150 000 paundë në javë, nëse do të vendosë qëndrimin e përhershëm në Milano.