MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Digjet “mushkëria” e Delvinës, zjarr pranë puseve të naftës

28.08.2019 - 13:15

Një zjarr i përmasave të pallogaritshme ka rënë sot në Delvinë.

Vatra e zjarrit ndodhet në afërsi të puseve të naftës.

Sipas punonjësve të zjarrfikëses në Delvinë, aktualisht janë duke u djegur pyjet, të cilat ata i quajnë “mushkëria” e Delvinës. Bëhet fjalë për pjesën e Llakopinës dhe Sirakatit.

Në shuarjen e flakëve masive kanë marrë pjesë 4 mjete zjarrfikëse nga Saranda, Finiqi dhe Delvina, si dhe vetë banorët e Delvinës e Finiqit. Por, era po ndihmon shumë në përhapjen e flakëve, duke krijuar panik te banorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN