MENU

Me kë lidhi kontratë?

Dilemat marrin fund, ja skuadra e re e Sancho!

21.08.2019 - 17:48

Ishte një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton e kësaj vere, por duket se Jadon Sancho e ka zgjedhur ekipin e tij të ri.

Anësori anglez mendon se projekti i Borussia Dortmund i përshtatet më së miri profilit të tij dhe për këtë ka rënë dakord për një kontratë të re.

Sipas mediave gjermane, 19 vjeçari do të përmirësojë kushtet në “Signal Iduna Park”, ku pritet të përfitojë rreth 190 mijë paund në javë, përfshirë këtu edhe shpërblimet. Sancho erdhi nga Manchester City në vitin 2017, ku firmosi për 5 sezone.

Dortmund’s English midfielder Jadon Sancho celebrates before his goal was disallowed during the German first division Bundesliga football match Borussia Dortmund v Hoffenheim in Dortmund, western Germany, on February 9, 2019. (Photo by Patrik STOLLARZ / AFP) / RESTRICTIONS: DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo credit should read PATRIK STOLLARZ/AFP/Getty Images)

Tashmë, Dortmund kërkon ta largojë nga “kthetrat” e Manchester United, që e kërkoi gjatë kësaj vere.

Britaniku shënoi 13 gola sezonin e kaluar, duke ndihmuar Dortmund që ta mbyll kampionatin pas kampionëve të Bayern Munich.

Sancho, i cili ishte pjesë e akademisë së Watford para se të bashkohej me Cityn, bëri debutimin e tij në Angli kundër Kroacisë në tetor 2018 dhe ka gjashtë takime me “Tre Luanët”.