MENU
klinika

Bëri bashkë emrat më të spikatur

Doktori i VIP-ave pjesë e filmit të Ermal Mamaqit

20.08.2019 - 16:59

Prej disa ditësh Ermal Mamaqi ka treguar se ka nisur xhirimet për filmin e tij më të ri që mban titullin “I Love Tropoja”.

Pjesë të tij aktori ka bërë emra të njohur të ekranit dhe disa prej tyre nuk kanë lidhje me aktrimin.

Deri më tani është zbuluar se këngëtarja e njohur Enca do të eksperimentojë për herë të parë në aktrim dhe roli i saj është mjaft i rëndësishëm.

Por duket se Ermali për filmin e ri ka zgjedhur personazhe mjaft të spikatur dhe pjesë të tij ka bërë edhe doktorin e famshëm Skerdi Faria.

Pak më parë Skerdi ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me Ermalin dhe komenti i këtij të fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Nuk e dija që ishe kaq brilant si aktor. Te filmi tjetër do kesh rol më të vështirë se të shohësh gjokse”, shkruan Ermali duke treguar kështu se Skerdi do të jetë pjesë e filmit “I Love Tropoja”.

Fotoja është shkëputur nga sheshxhirimet dhe shihet se Ermali dhe Skerdi janë duke parë Encën, e cila pritet që të jetë në rolin e pacientes së Skerdit.

Skerdi Faria është i njohur për publikun shqiptar si doktori i “VIP-ave”, i cili ka edhe një klinikë për operacione plastike.

Në çdo intervistë televizive ai ka spikatur për natyrën e tij karizmatike dhe me siguri në film do të shkaktojë shumë të qeshura.