MENU
klinika

Çmimi i Madh i Austrisë

Dovizioso ‘shokon’ Marquez në kthesën e fundit!

11.08.2019 - 15:39

Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë dhe ka marrë një fitore që i mungonte që nga gara e parë e sezonit.

Piloti i Ducati-t ka realizuar një kryevepër të vërtetë, duke mbajtur rimtin e Marquez dhe duke e befasuar pilotin e Honda-s në kthesën e fundit.

Në vendin e tretë është renditur Quartararo me Yamaha Petronas, ndërsa Valentino e ka mbylluar garën në vendin e katërt.

Marquez kryeson renditjen e pilotëve me një avantazh prej 58 pikësh ndaj Dovizioso-s.