Liverpool dhe Arsenal janë dy ekipet që kryesojnë renditjen e Premier League me 6 pikë të plota pas dy javëve të para të kampionatit. Dy skuadra që fundjavën e ardhshme do të përballen mes tyre, një sfidë që parashikohet e vështirë për “topçinjtë”, që do të luajnë në fushën e skuadrës kampione të Europës.
Trajneri Unai Emery është shprehur sot se nuk preferon të luajë ndaj Liverpool në këtë moment. Jo vetëm kaq, por si shprehet se dëshiron të mos luante fare kundër “reds” këtë sezon. sipas trajnerit spanjoll skuadra e Liverpool është një rivale e vështirë për t’u përballur (vjet, Arsenal u mund 5-1 nga Liverpool).
“Të ishte për mua, nuk luaja fare kundër Liverpool. Preferoj që të mos përballem kurrë me ta. Gjithsesi, kjo është një shaka dhe kjo sfidë është një test i vështirë dhe real për ne. Për mua, skuadrën, tifozët dhe klubin ky start i kampionatit është vërtet shumë pozitiv”, tha Emery.
Më tej, trajneri Emery tha: “Objektivi ynë është të reduktojmë diferencën me skuadrat që sezonin e kaluar u renditën para nesh. Kur luajmë ndaj City, Livrepool, Chelsea apo Tottenham për ne është një sfidë e vështirë. Do ta përgatisim mirë këtë sfidë, duke patur një plan konkret për t’u përballur me rivalin sin ë sulm ashtu dhe në mbrojtje”.