MENU
klinika

Shokon ylli i Barcelonës

“Doja të zhdukesha nga bota pas asaj…”

14.06.2019 - 21:55

Sulmuesi uruguajan Luis Suarez, në një intervistë për “Fox”, ka pranuar se eliminimi i Barcelonës nga Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League ka qenë moment më i vështirë i këtij sezoni.

“Pas eliminimit doja të zhdukesha nga bota atë natë. Ju lutem, mos ma kujtoni më atë moment”, tha Suarez, i grumbulluar me kombëtaren në Copa America.

Më tej, sulmuesi 32-vjeçar shprehet për marrëdhënien që ka me Lionel Messi, duke zbuluar bisedat mes tyre.

“Flasim shumë për komentet që i bëjnë dhe shpesh mërzitet nga ato që shkruajnë, nga kritikat e padrejta”, thotë Suarez.

“Gjithsesi, unë e këshilloj që një kampion si ai nuk duhet të shqetësohet nga kritikat që vijnë jashtë klubit. Ato që kanë më shumë rëndësi janë kritikat që vijnë nga skuadra, nga shokët e ekipit dhe jo ato të jashtme”, shprehet uruguajani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN