MENU
klinika

Liverpool 'fshin' Porton

Champions/ Tottenham kualifikohet çmendurisht

17.04.2019 - 23:08

Manchester City-Tottenham ishte kryendeshja e mbrëmjes në Uefa Champions League, ku ‘Spurs’ arritën të kualifikohen në një sfidë ku dominoi spektakli.

Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën duke shënuar me Sterling në minutën e 4’ por festa nuk zgjati shumë pasi talenti korean, Heung-Min Son me dy gola të shpejtë, fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 7’ dhe më pas kaloi miqtë në avantazh 3 minuta më vonë.

Vetëm një minutë më vonë, anësori anglez Bernardo Silva prishi festën e Tottenham, duke vendosur barazpeshën pas një assist nga Aguero. Plot 4 gola për 11 minuta i dhanë një dimension tjetër sfidës, ndërkohë që 10 minuta më vonë Sterling dërgoi në rrjetë një top nga Kevin De Bruyne.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3-2 të ‘Citizens’ ndërkohë që dhe e dyt nisi me të njëjtin ritëm.
Në minutën e 59’ Aguero me një ‘predhë’ brenda zonës dyfishoi rezultatin duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës të Cityt. Fernando Llorente riktheu në lojë ‘Spurs’ me një gol nga këndorja duke i dhënë kualifikimin e përkohshëm të tijve.

City nuk u dorëzua deri në fund dhe në minutën e tretë të shtesës gjetën golin me më të mirin e tyre për ndeshjen e sotme, Rahem Sterling, por goli u anullua për pozicion të parregullt. Anullimi i golit i zbehu çdo shpresë vendasve që nuk patën më fuqi të reagonin, dhe të dorëzuar panë festën e Tottenham në shtëpinë e tyre.

Një sfidë si kjo e sotmja kishte kohë që i mungonte Champions League ku pas 7 golave dhe fitores të Cityt, Tottenham kaloi në fazën tjetër të kompeticionit.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Liverpooli nuk e diskutoi aspak kualifikimin për në gjysmëfinale, sepse pas fitores 2-0 në “Anfield Road” javën e kaluar, sonte triumfoi me rezultatin 1-4.

Sadio Mane shënoi që në fillim për “the Reds” ndërsa më pas ishte Salah që dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë.

Mbrojtësi më i ri i Realit të Madridit, Eder Militao rihapi takimin duke ngushtuar rezultatin, por Firminho dhe Van Dijk vulosën suksesin e Liverpoolit, duke shënuar edhe dy herë të tjera.


Pas mbrëmjes së fundit të çerekfinaleve, janë mësuar edhe 4 skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën drejt finales së Champions, ku dy çiftet gjysmëfinale do të jenë Tottenham-Ajax dhe Liverpool-Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN