MENU
klinika

Project Syndicate

Dy sisteme, një botë

31.08.2019 - 12:41

Me afrimin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, çështja e lirisë është rikthyer në Moskë dhe Hong-Kong, megjithëse në rrethana shumë të ndryshme historike dhe politike.

Kujtojmë që epoka moderne u ndërtua mbi lirinë dhe idenë se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë. Por kohët kanë ndryshuar. Në shekullin njëzet e një, ne përballemi me një pyetje themelore: A mundet një formë e modernizuar e autoritarizmit të përfaqësojë një alternativë të demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit?

Në vitin 1989, përgjigjja e qartë e kësaj pyetje do të kishte jo, jo vetëm në Perëndim por në mbarë botën.

Që nga ajo kohë, megjithatë, ne kemi qenë dëshmitarë të rigjallërimit të nacionalizmit në Evropë, dështimit të pranverës arabe, zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, rikthimit të Rusisë në revanshizëm dhe shfaqjes së një Kine globale.

Shfaqja e Kinës si një superfuqi e dytë ushtarake, ekonomike dhe teknologjike tregon që tani ekziston një model alternative zhvillimi. Në Kinën moderne, sundimi i ligjit dhe demokracia vlerësohen si një kërcënim për sunduesin. Prandaj, protestat e vazhdueshme për liri dhe demokraci në Hong-Kong ekspozojnë një ndarje jo vetëm ndërmjet dy kornizave normative, por midis dy sistemeve të pushtetit politik.

Për pak kohë, Kina duket se kishte gjetur një formulë për të kapërcyer këto ndarje. Parimi i “një vendi, dy sisteme” duhej të lejonte riintegrimin e rregullt të Hong Kongut dhe të Tajvanit. Nëse kjo formulë dështon tani në Hong-Kong, do të ketë një përshkallëzim të menjëhershëm të tensioneve ushtarake nëpër ngushticën e Tajvanit, sepse statusi special i vazhdueshëm i ishullit do të bëhet i pamundur për qeverinë kineze për tu pranuar ose injoruar.

Megjithatë, formula vërtet ka funksionuar deri më tani. Hong-Kongu është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë kineze, sepse siguron qasje në tregjet globale të kapitalit dhe shërben si një hyrje financiar për investime të huaja direkte. Dhe marrëdhënia me Tajvanin, për pjesën më të madhe ka mbetur relativisht e qetë.

Marrëveshja me Hong-Kongun funksionoi sepse qeveria në Pekin tregoi konsideratë të madhe për statusin gjysmëutonom të qytetit. Por ndërsa Kina është forcuar, perceptimi i saj për veten si një superfuqi e re globale ka prodhuar një ndryshim në sjellje.

Duke pasur parasysh strukturat aktuale në Kinë (dhe Rusi), protestat masive këtë verë në Hong Kong (dhe Moska) kanë pak ose aspak shanse për sukses.

Për Perëndimin, “Sfida Kineze”, pra, do të tregojë se modeli i saj i demokracisë është akoma më i përshtatshëm sesa autoritarizmi i stilit Lindor për shumicën e njerëzimit.

Në këtë fazë, fuqizimi i Kinës nuk mund të parandalohet. Perëndimi nuk ka zgjedhje tjetër veçse të ruajë marrëdhënie të mira me superfuqinë e re. Një botë me tetë miliardë njerëz nuk mund të përballojë një konflikt global.

Epoka moderne u ndërtua mbi lirinë. Siç kemi parë në këtë verë në Hong-Kong dhe Moskë, ky mësim nuk do të harrohet kurrsesi së shpejti.

Joschka Fischer ishte Ministri i Jashtëm gjerman dhe zëvendëskancelari nga 1998-2005. Fischer hyri në politikën zgjedhore pas pjesëmarrjes në protestat e viteve 1960 dhe 1970 dhe luajti një rol kyç në themelimin e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, të cilën ai e udhëhoqi për pothuajse dy dekada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

Lamtumira e Angela Merkelit

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…