MENU
klinika

Mbërrin oferta e parë

E bujshme/ Gjigantët londinezë duan Ajetin!

05.08.2019 - 19:57

Ai mungoi në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Thun për shkak të një dëmtimi, por sulmuesi i Baselit Albian Ajeti është pranë transferimit në Premier League.

Sipas zviceranes Blick, londinezët e West Ham kanë shfaqur interes për qendërsulmuesin dhe thuhet të ketë gati 8 milionë euro për të.

Një ofertë e parezistueshme për klubin zviceran, megjithëse vetëm pak ditë më parë presidenti i ekipit kishte thënë se donte të ruante këtë skuadër.

Megjithatë, West Ham duhet të veprojë shpejtë pasi për më pak se një javë mbyllet merkato e anglezëve.