Ardit Gjebrea është pa dyshim personi më influencë dhe kaq i dashur për publikun në vendin tonë, i cili ju rrëmben vëmendjen çdo personi, çdo të dielë.
Teksa jemi mësuar që ta shohim gjithnjë të buzëqeshur e të gatshëm për t’i dhënë një botëkuptim sa më të bukur publikut, të gjithë e dimë se ai është pa fund i lidhur me familjen e tij dhe këtë na e ka rrëfyer vetë ai.
Jo më larg se një vit më parë, moderatori i njohur Ardit Gjebrea u përball me një situatë mjaft të vështirë për të.
Arditi humbi nënën e tij të dashur dhe duket se edhe sot dhimbja vazhdon të jetë e njëjtë.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram Arditi ka kujtuar nënën e tij të ndjerë me disa fjalë prekëse.
“Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri-tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i ç’bënin? Kur ike ti, mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek korridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”.
Ditën kur e ëma ndërroi jetë Arditi u shpreh në Instagram se nuk do të mësohet kurrë me ikjen e saj, pasi gjithmonë ka treguar se me të ka pasur marrëdhënie mjaft të mira.