MENU
klinika

"Me lot në sy"

Elvana kujton ç’ka i ndodhi në 2013-n, ndan rrëfimin e sinqertë!

07.08.2019 - 13:32

Elvana Gjata ka ndarë me ndjekësit në Instagram një ndjesi mjaft të sinqertë.

Ajo ka shkëputur nga kujtimet e saj në Facebook, një status të bërë në vitin 2013 për prindërit e saj dhe dashurinë ndaj tyre.

Këngëtarja shprehet se ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, si prindërit.

Në statusin e saj të publikuar fillimisht në 2013-n, Elvana jep mesazhin e qartë se duhet t’u falim çdo ditë dashuri dhe mirënjohje atyre që na dhanë jetë.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana.

Këngëtarja ndihet nostalgjike dhe plot mall për prindërit e saj përderisa e publikoi sërish këtë status të vjetër dhe shumë kuptimplotë.